Kryefjala Logo

Adelina Tahiri sqaron një herë e mirë marrëdhënien me bashkëshortin!

31 Korrik, 2023 | 5:22 pm

E ftuar në “Zemër Luana” muaj më parë Adelina Tahiri teksa foli për bashkëshortin e saj, ekskluzivisht zbuloi se martesa e tyre po përjeton një krizë.

Prej asaj kohe dyshja nuk janë parë bashkë dhe mediat referuar kësaj deklarate aluduan vazhdimisht për ndarje.

Por dy ditë më parë me një foto Adelina i dha fund këtyre thashethemeve duke zbuluar se marrëdhënia e saj me avokatin e njohur maqedonas po ecën për mrekulli.

Me foton ku shihet e shoqëruar nga Serjoza, prindërit e saj dhe motra, ajo zbuloi se kriza ka kaluar.

Mësohet se dyshja kanë vendosur t’i japin edhe një shans martesës së tyre.

Ndonëse akujt nuk janë shkrirë plotësisht sipas Prive, dyshja po shkon drejt asaj rruge pas disa muajsh shumë kaotik në jetën personale tē Adelinës.

12DF4CCC 961D 4BDE BF83 4B49A0883ADE

Të ngjashme