Showbiz
Adelina Tahiri njohje e vjetër e Ilir Shaqirit, ja si e vlerëson ai!
10 Tetor, 2022 | 9:42 pm

Mbrëmjen e sotme, garës në “Dance Albania”, i është bashkuar edhe këngëtarja Adelina Tahiri. E cila ka surprizuar që nga veshja e deri në kërcim.
Por rikujtojmë se Adelina ka qenë mikeshë e vjetër e Ilir Shaqirit, ndonse kur vjen puna në garë secili duhet të mbajë vendin e tij. Fillimisht antarët e jurisë Ermali dhe Klaudia e kanë shijur shumë. Ndërkohë Iliri ka thënë se i duket komplete dhe i ka thënë:
“Komplimente, mos u tut edhe kur gabon”, ndonse i ka dhënë 7 pikë. E ndonse Adelina si një mik priste më shumë pikë dhe ka thënë: “Kështu i prisni ju mysafirët.
Adelina kishte shumë kohë që i kishte munguar ekranit, kështu që le të shpresojmë se e ka filluar me këmbën e mbarë.