Adelina Tahiri drejt ndarjes nga bashkëshorti? Flet për herë të parë!

2 javë më parë

Adelina Tahiri ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës në televizionin Klan.

E vendosur përballë sfidës së zemrës me pyetje mjaft pikante rreth dashurisë e marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Adelina surprizoi të gjithë publikun me deklaratat e saj.

Këngëtarja i habiti të gjithë teksa në sfidën e zemrës zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk janë në momentin më të mirë të marrëdhënies së tyre, madje mund të vijë edhe ndarja nëse situata mes tyre vazhdon kështu.

Pjesë nga biseda

Olsi Byluku: “Cilin do veçoje si momentin më të keq në marrëdhënien tuaj 9 vjeçare? Na thuaj momentin”

Adelina Tahiri: “Ndoshta për momentin!”

Bes Kallaku: Na trego një rast që ke menduar ndarjen?

Adelina Tahiri: “Gjithë ne qe jemi çifte që kemi kaluar një periudhe te gjatë bashkë ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi është fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo. Por që ta mendoj, ta mendoj ndarjen; nga e mira askush nuk ik realisht. Ndaj nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë!”

Të ngjashme