Showbiz
Adelina Ismajli dhe Robert Berisha.Si dukej çifti para 25 vitesh, kur ishin të rinj dhe të dashuruar
2 vite më parë

Robert Berisha dhe Adelina Ismajli ka vite që njihen me njëri – tjetrin. Adelina është një nga këngëtaret më energjike në showbizin shqiptar ndërsa Roberti si njihet si ish muzikanti i këngëtarit, Sinan Vllasaliu dhe vitet e fundit për karrierën e tij solo.
Së fundmi po qarkullon një video në rrjetet sociale, në një tavolinë shihen figura të famshme të asaj e kohe. Videoja është realizuar pak vite pas luftës ku shohim mes tyre Adelinën dhe Robertin. Ata duken shumë të vegjël dhe thuhet se asokohe ishin të dashuruar.
Nuk dihen arsyet e ndarjes së tyre por nëse do të kishin qenë ende bashkë do të ishin një nga çiftet më të komentuara të showbizit. Madje do ftonin edhe njëri-tjetrin në programet respektive.
Kujtojmë që ata janë sot prindër, Adelina është nënë e një djali dhe e lumtur me martesën e saj me bashkëshortin Vali, ndërsa Roberti është baba i Renee, i divorcuar nga ish-partnerja Nora Istrefi dhe pak ditë më parë konfirmoi se është i dashuaruar.