Showbiz
Adele paska uruar vite më parë Marselën dhe ajo na e tregoi tani…
6 muaj më parë


Marsela Çibukaj beson se fati që ka në jetë, vjen nga një urim që i ka dhënë artisja e njohur botërore, Adele. E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, Marsela zbuloi se këngëtarja me famë botërore në vitin 2011 teksa këndonte “Someone Like You” në një koncert i ka kthyer mbrapsht një puthje.
“Jam e lumtur sepse Adele më ka sjellë shumë fat në jetë. E kam rastisur në jetë, afër, kaq afër sa jemi ne. Kur këndonte “Someone Like You”, unë i dërgova një puthje. Ajo ma pa dhe ma ktheu mbrapsht. Unë e mora kështu si një urim. Kjo ndodhi në 2011 që ka qenë edhe viti që kam ardhur në Shqipëri”, tha këngëtarja.
Marsela u bë e njohur në Shqipëri nga talent show “The Voice of Albania”. Ajo është fituesja e “Kënga Magjike 2022”. Prej disa vitesh, Marsela është në një lidhje me Vitmar Basha dhe mediat ja ka vënë në dukje gjithnjë ngjashmërinë që ka me Adele.