Showbiz
Adele e pranon hapur. “Kam qenë e alkoolizuar”…
19 Tetor, 2023 | 12:13 pm

“Kam ndalur së piri alkool shumë kohë më parë… Duket si një përjetësi. Ndoshta tre muaj e gjysmë më parë,” i tha Adele fansave të saj gjatë një shfaqjeje në Las Vegas.
“Është e mërzitshme. Dua të them, oh Zot, është e mërzitshme. Unë kam qenë fjalë për fjalë ‘borderline alcoholic’ gjatë të njëzetave të mia, por më mungon kaq shumë. Kështu që shijoje uiskin tënd, jam shumë, shumë xheloze,” tha artistja e “Hello”.
Ekspertët e shëndetit nuk e kanë përdorur kurrë termin “borderline alcoholic”. Por duke e përshkruar veten në këtë mënyrë, Adele duket se thotë se alkooli ka patur një ndikim shumë negativ në jetën e saj.