Showbiz
A jeni gati për projektin e madh nga Rudina Magjistari dhe Andriola Kambo me emrin “MUZA Competition”
15 Mars, 2022 | 6:27 pm
Një mundësi e artë për të nisur karrieren si dizajner! Një ftesë për të gjithë të rinjtë e talentuar në mbarë trojet shqiptare, në projektin që bashkon tradicionalen dhe modernen në fushën e modës.
Në kuadër të Tiranës si Kryeqytet Europian i të Rinjve 2022, Unioni i Bashkive shqiptare në Rajon ka lancuar dje projektin “MUZA COMPETITION”.
“MUZA COMPETION”, një projekt i ideuar nga Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo dhe producentja dhe moderatorja Rudina Magjistari, të cilat prezantuan projektin dedikuar të gjithë të rinjve pasionantë dhe profesionistë, në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.
Këtë herë të gjitha mendjet “youth” do të jenë pjesë këtij kompeticioni që mbart vlerat e kostumografisë dhe detajeve artizanale shqiptare.
“Muza Competiton” i dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjec nga gjithë qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar atyre një spektër më të gjerë mundësish profesionale që synojnë nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, nxitjen e krijimit të bizneseve start-up në këtë fushë, apo zgjerimin e bizneseve.
Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 do të jetë një stimul për të shfaqur më të mirën.
Projekti do te kalojë në 3 faza dhe aplikantet më të mirë do të përzgjidhen nga juria e përbërë nga anëtarët si më poshtë:
Fadil Berisha
Aferdita Onuzi
Emina Çunmulaj
Valdrin Sahiti
Enada At’Nikolla
Helidon Haliti
Për më shumë informacion rreth projektit dhe aplikimit në konkursin “Muza Competiton” mjafton të klikoni në këtë link: https://muzacompetition.com/.