Showbiz
A janë zënë Tayna dhe Don Phenom?! Reperi sqaron gjithçka
15 Shtator, 2022 | 12:32 pm

Tayna dhe Don Phenom sollën në vitin 2018 këngën “Columbiana”. Një këngë që u kthye në hit dhe që bëri të mundur që publiku të njihej me Doruntina Shalën, ose sic sot e njohin të gjithë Taynan.
Pas këngës “Columbiana” u përfol se Tayna dhe Don Phenom i kishin prishur marrëdhëniet e tyre. Arsyeja nuk u bë kurrë e ditur, derisa Don Phenom foli sot për këtë çështje në programin e Alban Musës.
”Unë e dua shumë Taynën dhe e përshëndes. Kemi një marrëdhënie të paparë. Kemi një respekt reciprok, për të dhe krejt stafin e saj. Fansat ose dikush e ka krijuar këtë për klikime”, është shprehur reperi duke i dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve…