Kryefjala Logo

A ishte vërtetë e pranishme Arbana Osmani në premierën e filmit të Oltës dhe Luizit?

10 Tetor, 2023 | 1:46 pm

Ishte apo jo, e ftuar Arbana Osmani në premierën e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’? Kjo ka qenë dilema e ditës së sotme nga ‘gjuetarët’ e showbiz, por burime ekskluzive për Iconstyle konfirmojnë se moderatorja mori pjesë në eventin e rëndësishëm të televizionit të ‘Top Channel’ e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj.

Sipas Iconstyle, ndryshe nga herët e tjera, ku moderatorja paraprakisht ndante me ndjekësit detaje nga pjesëmarrja, mbrëmjen e djeshme ajo papritur ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale e të gjithë menduam se ajo nuk ishte e ftuar ose nuk kishte marrë pjesë në këtë organizim.

Por mesa duket, ka qenë vetë zgjedhja e saj që këtë herë të mos ekspozohej shumë. Në redaksinë e IconStyle, burimi gjithashtu na konfirmoi se çifti ishin veshur me të zeza, ku dukeshin mjaft elegantë, ndërsa Arbana kishte stiluar flokët në një model të thjeshtë klasik, ‘bisht’ që i shkonte shumë me veshjen. Madje sipas të njëjtit burim, ata mbërritën në premierë pak para se të niste filmi, ku ndër të tjera gjetën kohën edhe për të bërë disa ‘selfie’ me fansat në Pallatin e Kongreseve.

Të ngjashme