Kryefjala Logo

A ishte fotografja shkak i ndarjes të Princ Lekës nga Elia Zaharia? Flet ish këshilltari

17 Janar, 2024 | 2:01 pm

Ish-këshlltari për marrdhëniet me publikun në oborrin mbretëror, Erion Teli, në një lidhje me “SKYPE” me emisionin “Vizioni i Pasdites”, ka tregusr se çfarë ndodhi realisht mes Princ Lekës dhe Elia Zaharaias.

I pyetur nga moderatorja  se a ishte fotografja Blerta Celibashi shkaku i ndarjes mes çiftit mbretëror, Teli tha se kjo është tërësisht e pavërtetë.

Siaps tij kriza në çiftin mbretëror nisi një vit e gjysmë më parë, ndërsa Princi filloi të shoqërohej me Blertën vetëm pak javë më parë.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zahari ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një muaj e gjysmë që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysmë që mund të quhet e mbyllur.

Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysmë që të bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës.

Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe Drejtorshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka patur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrëdhënie të marrë fund.”- është shprehur ai.

Të ngjashme