Showbiz
A ftoi Donaldin në dasmë? Ilir Shaqiri përgjigjet!
2 Qershor, 2022 | 11:01 am
Ilir Shaqiri ka qenë i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar detaje nga dasma dhe jo vetëm. Një ndër pyetjet që i është bërë Ilirit ka qenë fakti nëse Donald Veshaj e kishte një ftesë në dasmën e tij apo jo. E rezultoi që nuk e ka patur.
Ilir është shprehur se atyre u kanë mjaftuar 136 ditë në emision për të folur nuk u duhet një e 137, madje ka treguar se marrëdhënia mes tyre është mbyllur po atë natë në finalen e Big Brother VIP. I vetmi kontakt i tyre ka qenë një ftesë që Donaldi i ka bërë Ilirit për në emision, të cilën ai e ka refuzuar dhe e dini psE?
“Si mund të shkoj kur ai thotë, “Më lër të flas”, që flet vetëm ai, unë për çfarë të shkoj”- ka përfunduar Iliri duke treguar se marrëdhënien e ftohtë e ka kërkuar ai më tepër sesa Donaldi.