A është i lidhur me vajzën 23 vite më të re? Robert Berisha heq dyshimet

2 vite më parë

Këngëtari i njohur kosvar, njëkohësisht ish bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, Robert Berisha ka reaguar për lidhjen  e përfolur midis tij dhe koleges së tij 23 vite më të re, Erjona Sejdiu e cila është shpallur “Miss Kosova 2019”.

Ai ka pasur dalje të shpeshta me missin duke bërë që të gjithë të hedhin dyshime për nje lidhje dashurore midis tyre. Megjithatë, këngëtari e ka mohuar një lidhje me të duke justifikuara jo vetëm moshën e re në krahasim me të por dhe se ajo është e afërmja e tij.

Gjithashtu rikujtojmë se kohë me pare në një intervistë ka deklaruar se me ish-bashkëshorten e tij po kalojnë një kohë të mirë së bashku me vajzën e tyre, duke bërë që të tjerët të aludojnë për një ribashkim të tyre.

Të ngjashme