Kryefjala Logo

A është blerë Autoriteti i Mediave Audiovizive? Pse hesht para skenave me pullë të kuqe në Top Channel?

1 vit më parë

Fundjavën që lamë pas në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”, kanë qenë të ftuara Megi Pojani dhe Beniada Jakiç, dy show girl mjaft të dashura. Deri këtu çdo gjë në rregull, por mikëpritja e binjakëve ishte e shëmtuar!

Qëllimi i tyre ishte i qartë: denigrim i figurës së vajzave. E folura e Donaldit dhe Romeos ishte aq e shëmtuar sa vuri në siklet publikun e madje tensioni tek Megi u duk qartë. Por nuk mbaroi këtu, për ti groposur deri në pikën e fundit, loja me qumësht (e vjedhur nga emisionet jashtë), ishte komplet me pullë të kuqe!

7F2D902F 60CF 438A B040 D8EB3F7FFB5D

E08B6433 8ACB 42C6 ADC3 2700B7E48B42

Dy vajza që shplahen në qumësht, hajde qeshim! Jo more jo kjo është për të qarë! Ku është Autoriteti i Mediave audiovizive, pse nuk ka bërë një reagim? Kur kjo gjë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u komentua si e shëmtuar po Ama-s nuk i bëri përshtypje? Apo siç thonë: leku e hedh ujin përpjetë (qumshtin ndryshe), e kur mbyllet xhepi, mbyllet edhe goja???

Ne nuk duam ta besojmë që AMA është korruptuar, sepse ai institucion ka në dorë etikën televizive që edukon brezat e rinj.

Minimumi duhej një reagim, sepse një emision Prime Time në një televizion kombëtar që transmeton pamje me pullë të kuqe dhe ul figurën e femrës e çon në banalitet. Apo kjo duket normale?

Një mungesë respekti jo vetëm kundrejt Megit dhe Beniadës por kundrejt gjithë publikut, po s’kanë faj Romeo e Donaldi dhe ata gjejnë shesh e bëjnë përshesh!

Të ngjashme