A e uroi ish-partnerja Luiz Ejllin pas Big Brother?!

5 muaj më parë

Luiz Ejlli ka dhënë intervistën e parë të plotë në “Më lër të flas” dhe një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhet është ajo për ish partneren e tij, Megi Topalli. I pyetur nëse ajo i ka dërguar një mesazh urimi, Luizi tha që jo.

”Ne jemi ndarë si dy njerëz të rritur. Ajo nuk më uroi por duke e njohur mendoj që i është bërë shumë qejfi për mua”, është shprehur këngëtari.

Këngëtari tani është në një lidhje dashurie me moderatoren, Kiara Tito me të cilën ka nisur bashkëjetesen.

Të ngjashme