A e dini se sa vjeç bën sot kënga “Mesazh” e West Side Family?!

5 muaj më parë

West Side Family që prej shumë kohësh tanimë ende vazhdojnë të sjellin hite të pavdekshme. “Mesazh”-i është ndoshta tema e dashurisë së shumë çifteve dhe të dashururve në vitet 2000’ por jo vetëm, edhe sot vazhdon të dëgjohet, sidomos nga ata që nuk gjejnë fjalët e duhura për t’ja thënë dikujt që i mungon.
Por a dini sa vite kanë kaluar nga koha kur Dr.Flori e krijoi këtë hit muzikor?! Plot 21 vite dhe këtë detaj e kujton Landi nëpërmjet këtij postimi në rrjetet sociale. Kjo këngë e cila u prezantua 21 vite më parë në Kënga Magjike ishte hiti numër një në radiot e atyre viteve por i bëri “West Side Family” një prej grupeve më të përfolura të atyre viteve në Shqipëri.

A5EAACBF C804 421A A5D5 65566E03119A

Të ngjashme