A do të zhvishej Xhuli nudo në një film?!

3 javë më parë

Banorët e “Big Brother Vip Kosova” e kanë dëshmuar se mund të bisedojnë me njëri-tjetrin për çfarëdo lloj temash. Teksa ndodheshin në ambjentet e kuzhinës aktorja Arta Selimi i ka drejtuar një pyetje Juliana Nurës.

“A do të pranoje të bëje një skenë seksuale në film?”-ka qenë pyetja e Artës, e cila nuk ka mbetur pa përgjigje.

Përgjigja e Xhulit në fillim ishte negative, duke qenë se aktorja po pyeste për një film në Kosovë dhe ajo theksoi se nuk është aktore dhe po të dëshironte të merrej me aktrim këtë do ta bënte në Londër.

Juliana ka treguar gjithashtu se ka pasur ofertë për një rol të shkurtër në një serial në Netflix, të cilën nuk e ka pranuar por tani është penduar shumë.

Të ngjashme