Showbiz
A do të rikthehet “Shiko Kush Luan” përgjigjet Luana Vjollca…
28 Gusht, 2022 | 4:51 pm

Luana Vjollca do të rikthehet së shpejti në ekran dhe do ta shohim çdo të premte në ekranin e Tv Klan. Por mesa duket fansat e moderatores së njohur po kërkojnë që Luana të rikthejë programin e saj, “Shiko Kush Luan”.
Në një Instastory Luana Vjollca as nuk e mohuar as pohuar nëse do të rikthehet në ekran me programin e saj më të suksesshëm. Ka zëra gjithashtu se Luana mund të sjellë në ekran edhe një show dashurie megjithatë deri tani nuk kemi asgjë të konfirmuar.
Luana Vjollca pas 15 vitesh karrierë do të nisë së shpejti një sfidë të re televizive por në një tjetër logo të rëndësishme televizive.