Showbiz
A do të ndryshohet performanca në Eurovizion? Flet Ronela Hajati
4 Maj, 2022 | 9:42 pm

Ronela Hajati ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe jo vetëm ditëve të fundit. Shkak u bë pikërisht fotoja e fshirë nga faqja zyrtare e Eurovizion. Mbrëmjen e sotme në një intervistë për “Goca dhe Gra” nga Torino,
Ronela ka dhënë detajet e performancës së saj.
Ajo është shprehur se është fshirë vetëm foto dhe nuk do të ndryshohet asgjë nga performanca, dora është thjesht një rrëshkitje ndonse në foto është kapur ashtu. Më tej Ronela ka treguar se performanca e saj është e thjesht krahasuar me të tjerat. Madje duke qenë se u fol se do të kishte një puthje me Klaudia Pepën, ajo e ka mohuar kategorikisht këtë gjë.
Gjithashtu Ronela është shprehur se është ndjerë e ofenduar nga komentuesit të cilët nuk e kanë kursyer negativitetin edhe në momentet e saj më të rëndësishme.