Showbiz
A do të kualifikohet Shqipëria në finalen e Eurovision?! Sondazhet thonë…
6 Maj, 2023 | 9:50 am
Shqipëria do të prezantohet në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovisionit më datë 11 maj.Atë natë do të konkurrojnë 16 shtete, ku vetëm 10 prej tyre do të kenë mundësinë që të shkojnë në finalen e madhe.
Për përzgjedhjen do të votojë publiku dhe juria, ku secili nga ta do të ketë nga 50 % të peshës në verdiktin final.
Por sondazhet e WiwiBlogg faqes më të madhe dedikuar Euroisionit, nuk e nxjerrin si finaliste këngën reprezantuese të Shqipërisë. Në një votim të hapur online, vizitorët e WiwiBloggs janë pyetur se kush mendojnë se do të kalojë në finalen e madhe. Dhjetë shtetet që kanë marrë më shumë vota janë: Austria, Sllovenia, Armenia, Lituania, Gjeorgjia, Australia, Estonia, Qipro, Belgjika dhe Islanda.
Megjithatë le të presim 11 majin për të kuptuar më qartë se çfarë do të ndodhë me këngën shqiptare.