Kryefjala Logo

A do të bëjë burg Rudina Dembacaj? Gjithë historia e dënimit të aktores

8 Dhjetor, 2023 | 1:57 pm

Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar më 15 maj nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, pasi ka falsifikuar firmën e ish-bashkëshortit Aleksandër Varfaj, për të nxjerrë vajzën jashtë territorit shqiptar. Dënimi i aktores Dembacaj është konvertuar me 80 orë shërbim prove.

Ka qenë ish-bashkëshorti që kishte bërë kallëzimin ndaj Dembacajt, pasi aktorja e kishte nxjerrë vajzën jashtë shtetit pa dijeninë e babait duke falsifikuar prokurën. Për të nxjerrë vajzën jashtë, aktores i duhej që edhe ish-bashkëshorti të firmoste prokurën, por ajo i ka falsifikuar firmën.

Vendimi, i siguruar nga Zëri, për dënimin e Dembacit është marrë më 15.05.2023, ndërsa sipas afateve Dembacaj i bie të ketë kryer edhe shërbimin e provës. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.

Gjykata Vendosi më 15.05.2023:
1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Rudina Dembacaj për kryerjen e veprës “falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të këtij neni dënimin e saj me 9 muaj burgim
2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Rudina dembacaj me 6 muaj burg.
3. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimi i dënimit me burgim, për të kryer një punë në interes publik prej 80 orë.

Ndonse e gjitha kjo është zbuluar pasi ka përfunduar dhe rezultoi që duke e kthyer në shërbim prove, aktorja nuk do të bëjë burg.

Të ngjashme