Kryefjala Logo

Pas largimit te Bamir Topit shkrihet dega e FRD-se ne Tirane!

2 Mars, 2021 | 3:05 pm

Pas largimit të Bamir Topit nga partia e themeluar prej tij, është shkrirë dega e FRD-së në Tiranë.

Mësohet se kreu i FRD-së Tiranë, zv.kryetarët e anëtarët kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme.

 

Shkak për këtë është bërë përplasja me sekretarin e Përgjithshëm të FRD-së Sali Shehu.

Kujtojmë se, FRD-ja është në listën e partive që do të garojnë bashkë me PD në zgjedhjet e 25 prillit, listë e cila është dorëzuar në KQZ nga përfaqësuesi i PD Ivi Kaso.

Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së Sali Shehu firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Por, mesa duket ky vendim nuk ka pasur dakordësinë e kreut të partisë Bamir Topi. Ky i fundit ka qenë kundër vendimeve dhe veprimeve të kohëve të fundit që ka bërë opozita dhe Partia Demokratike.

 

foto.jpegNewsbomb

Të ngjashme