Showbiz
72 orë kohë për Arlindin në Love Island, ja cilën vajzë rrëmbeu!
12 Tetor, 2023 | 7:25 pm

Arlindi një nga djemtë e Love Island Albania, mbeti ‘single’ pas rikrijimit të çifteve që ndodhi gjatë ‘Prime’. Asnjë nga vajzat nuk e zgjodhi atë.
Drejtuesja e spektaklit, Luana Vjollca i la Arlindit 72 orë kohë që të bëhet çift me një nga vajzat që është brenda vilës.
Ueda e cila është çift këtë javë me Xhulion, kaloi natën në ‘Folenë e dashurisë’ me Arlindin. Ajo fitoi një bonus gjatë ‘Prime’, ku duhet të zgjidhte një nga djemtë për të kaluar natën në ‘Fole’ dhe zgjodhi Arlindin.
Gjithashtu ajo ka shprehur edhe pëlqimin për Arlindin, ku duket se tashmë dyshja treguan hapur pëlqimin me njëri tjetrin. Pasi ishte vetë Ueda ajo që zgjodhi të bëhej çift me Arlindin duke lënë Xhulion.