“6 muaj me ty!” Zaimina poston foton e veçantë nga spitali me të voglin e saj!

1 javë më parë

Këngëtarja Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë 6 muaj më parë, ku solli në jetë të voglin e saj Kamar. Ditën e sotme ajo ka vendosur të postojë një foto të veçantë me të nga momentet e para të lindjes.

Në foto Zaimina shihet kur sapo ka sjellë në jetë birin e saj dhe përbri shkruan; “6 muaj me ty, me erën tënde, e plotësuar në shpirt me kaq shumë dashuri! Zoti të dhëntë shëndet e jet drita ime! Mami të do pafund Kamar”.

Zaimina nuk ngurron të ndajë me ndjekësit e saj momentet më të veçanta nga jeta familjare dhe jo vetëm!

Të ngjashme