Showbiz
Ilda dhe Georgina bëjnë xing në rozë!
2 Maj, 2023 | 5:28 pm
Ilda Bejleri është një ndër fytyrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe së fundmi daljet e saj kanë qënë më të rralla pasi kohën ia dedikon vajzës së saj që ka ardhur në jetë prej disa muajsh.
Ajo do të jetë sonte e ftuar në “Fun Club” me Megi Pojanin dhe ish-banorë ku do flasin për të gjithë dhe gjithçka.
Përpara se të shikojmë çfarë do të ndodhë nuk mund të na shpëtonte fustani që Ilda ka zgjedhur të prezantohet në studio.
Një fustan rozë i ndezur që i shkon sezonit ku ndodhemi,i gjatë mjaftueshëm sa për të lënë zbuluar kyçet e këmbëve dhe një dekolte që Ilda duket rrëzëllitëse!
Por,ku e kemi parë këtë fustan?
Mos e mundoni veten sepse ua themi ne,ky është fustani që ka veshur edhe Georgina Rodriguez në premierën e saj në Netflix.
Kujtojmë se falë partnerit të saj Cristiano Ronaldo,Georgina është kthyer në një ‘trend-maker’ dhe inspiron miliona vajza që e ndjekin.
Ne kemi Ilda Bejlerin që ndoshta nuk ka miliona njerëz që e ndjekin por padyshim di si ta mbaje shumë bukur fustanin dhe sjell tendencat e fundit për ata që e ndjekin.