Showbiz
Pas protestes per Klodianin, shpallet ne kerkim Stresi
10 Dhjetor, 2020 | 9:53 am
Diten e djeshme reperi i njohur Stresi ka qene pjese e protestes per vrasjen e Klodianit. Ai u shpreh se ishte Azem Hajdari i dyte dhe se kete proteste po e organizonte ai.
Diten e sotme, Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e djeshme në Tiranë.
Po ashtu janë arrestuar deri më tani 3 persona dhe janë proceduar 4 të mitur.
Gazetarja thotë se sipas Policisë personat e mësipërm nuk morën leje për protestën si dhe shkelën rregullat anti-covid.