Kryefjala Logo

Këngëtarja shqiptare në një lidhje me futbollistin anglez?!

30 Maj, 2022 | 4:49 pm

Kanë nisur në media thashethemet se Dua Lipa është në një lidhje dashurie. Ju do thoni me kë? Dhe ne ju themi se as më pak e as më shumë por me futbollistin Trent Alexander Arnold.

Shkak u bë kënga “One kiss” e Duas, të cilën tifozët e kanë kënduar para dhe pas çdo ndeshje dhe në çdo festim.
DFF35EF0 D9B3 4CE7 A5D2 A97EC125D851
Por futbollisti i njohur ka realizuar një intervistë ku është pyetur nëse thashethemet se ai ishte në një lidhje me Dua Lipa dhe përgjigjia e tij ishte:
“Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën. Madje, edhe mami më pyeti. Dhe i thashë: ‘Mami, unë qëndroj në shtëpi çdo ditë. Mendoj se do ta dije nëse po dilja me dikë dhe do ta dije me patjetër nëse do ishte ajo”, ka thënë futbollisti.

Të ngjashme