Kryefjala Logo

Klaudia Pepa ka një koment për “gojët e liga” të Eurovizionit

23 Maj, 2022 | 9:11 am

Koreografia Klaudia Pepa, ka thënë fjalën e saj pas pjesëmarrjes në Eurovizion. E ftuar në “E diell” në Top Channel, balerina e njohur tha se, “jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale”

Duke folur për koreografinë e krijzar prej saj, ajo tha se ishte energjike, sensuale dhe ishte një bombë. Ama ‘gojët e liga’, ndoshta nuk mendojnë njëlloj, duke e sulmuar në rrjetet sociale.

“Atyre do u themi ‘të mblidhemi të gjithë dhe t’i vendosim në një levë dhe të bëjmë një ‘plié’ ose një ‘fondu’ (lëvizje që përshkruan ulje të ngadaltë të trupit, duke përkulur gjunjët) që t’i zbusim të gjithë”, u shpreh balerina.

Të ngjashme