Kryefjala Logo

Të pathënat e Luana Vjollcës: “5 vjet më parë më përndiqte…”

20 Maj, 2022 | 9:23 am

Vijon projekti “Thuaje” i Luana Vjollcës… Në kanalin e saj në You Tube është shfaqur episdodi “Trauma”, ku Luana ka treguar problemet që ka patur me “fansat e saj”….

”Fansat për mua janë gjëja më e shtrenjtë, të japin dashuri pa kushte. Nuk do t’i quaja fansa këta njerëz që mua më kanë krijuar një lloj traume, që unë të dal gjithnjë e shoqëruar nga një person që më mbron.Sepse jam e frikësuar.E frikësuar sepse kam patur 5 raste në 15 vite”, është shprehur Luana.

”Njëri nuk është bërë mediatikisht i njohur sepse askush se ka parë, por mua më ka lënë një shenjë, një plagë sepse ishte përtej asaj që një fans do të bënte.Unë e falenderoj Zotin që atë natë s’ka ndodhur asgjë, por ka qenë e mjaftueshme që mua të më krijohet kjo traumë nga njerëz që më përndjekin”, ka përfunduar rrëfimin e saj moderatorja e njohur.

Disa vite më parë është bërë publik lajmi që një fans e ndiqte nga pas Luana Vjollcës dhe cështja kaloi menjëherë në gjyq, por për katër rastet e tjera Luana ka vendosur të flas dje gjatë episodit “Trauma”.

 

Të ngjashme