Showbiz
Fjolla Morina i tregon të gjitha: “Më kanë ngulur thika pas shpine…”
19 Maj, 2022 | 2:19 pm
Fjolla Morina i ka dedikuar një shkrim të gjithë personave të cilët e kanë “tradhëtuar”, që e kanë sharë, që i kanë ngulur thikën pas shpine dhe atyre që e kanë zhgënjyer.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Fjolla është shprehur hapur për të gjithë ata që nuk do donte ti kishte më në jetën e saj.
“Më kanë bërë të ndihem e gabuar sepse ata/ato e urrenin saktësinë time. Më kanë vënë gjëra në gojë të pathëna sepse ata/ato nuk e dinë se çfarë do të thotë fjalë e mirë, më kanë vënë në rresht të fundit sepse isha e aftë”, shkruan këngëtarja duke vijuar…
“Më kanë rrahur krahët më kanë ngulur thika e të nesërmen më ka ardhur për vizitë. Më kanë fërshëllyer sukseset sepse ata/ato i sëmurë suksesi im. Më kanë fshehur jetën sepse minjtë kanë frikë të dalin në dritë”.
Sipas saj, “Ata/ato janë ende këtu rrotull (më lexojnë në Instagram më takojnë në kafene) jam duke shkruar skenarin e radhës…Dhe unë vazhdoj të jem këtu, unë i dua sfidat. Personaliteti im është ky që unë kam, sjellja ime varet nga ata që kam sot përballë”, përfundon Fjolla Morina.