Kryefjala Logo

Albërie Hadërgjonaj: Albani do ta çonte Shqipërinë në finale!

18 Maj, 2022 | 3:55 pm

Albërie Hadërgjonaj ka komentuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovizion. E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” këngëtarja e njohur ka thënë se nëse Alban Ramosaj do të kishte shkuar në Eurovizion minimalisht do të ishte kualifikuar në finale.

“Do ta them shumë sinqerisht mendimin tim. Albani, si pikë e parë, është nipi im, fëmija im. Ajo këngë u rrit në familje. Kam përshtypjen se po të kishte fituar Albani festivalin, të paktën do hynte në finale (Eurovision)”, u shpreh Hadërgjonaj.

Shqipëria këtë vit u përfaqësua në Eurovision nga këngëtarja Ronela Hajati, duke lënë pas këngëtarin Alban Ramosaj i cili ishte gjithashtu një pretendentë i fortë për fitore.

Të ngjashme