Kryefjala Logo

Jonida Maliqi bie e pre e kurthit të miqve. Shihni videon që do t’ju shkrijë së qeshuri

18 Maj, 2022 | 12:05 pm

Jonida Maliqi është kthyer në “makthin” e miqve të saj pasi ajo vdes ti trembë gjithnjë ata. Por këtë herë ra ajo pre e një kurthi që miqtë e saj i kanë bërë.

Këngëtarja ndodhet në Zanzibar të Afrikës duke eksploruar jo vetëm plazhet fantastike por edhe natyrën e mrekullueshme që ofron ky vend. Jonida dhe miqtë e saj kanë vizituar sot një kopsht zoologjik dhe aty ka pësuar shokun e saj.

Video është shumë gazmore dhe menjëherë ka marrë shumë pëlqime e komente në Instagram. Duke e njohur Jonidën e dimë që kjo lojë nuk përfundon këtu kështu që cuna dhe goca i hapët punë vetes. Ne kaq mund t’ju themi…

Të ngjashme