Kryefjala Logo

Albërie Hadërgjonaj flet për Beatrix Ramosaj: Ajo kaloi momente të vështira!

17 Maj, 2022 | 9:09 am

Albërije Hadërgjonaj ka qenë e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku ka folur edhe për mbesën sëe saj, Beatrix Ramosaj.Sipas saj komentet në rrjet kanë ndikuar mjaft negativisht dhe e kanë bërë Trixën të kalojë momente të vështira.

“Trixa është një vajzë shumë e çiltër, e keni parë të gjithë, është një vajzë e padjallëzuar dhe e përjetoi shumë, sepse përveçse na bombarduan të gjithëve, u bullizuam të gjithë”, ka thënë këngëtarja.
Ajo vijoi duke thënë se “Nëse ajo vajzë ka një vëlla, një motër, ai djalë ka një motër apo vëlla, duhet të kuptojnë se ka njerëz që janë të ndjeshëm dhe mund t’i çosh deri në fazën e depresionit, ose në një fazë të pakëndshme”.

“Uroj që njerëzit të kuptojnë se bota e artit nuk është aq reale sa jeta e përditshme dhe do të doja shumë të gjithë njerëzit të jenë pozitivë, sepse në fund nuk bëjnë asgjë, përveç se i prishin ditën dikujt”, ka përfunduar rrëfimin e saj Albërie Hadërgjonaj.

Të ngjashme