Showbiz
Lidhja e re e Robertit “kris” raportin me Nora Istrefin?! Ja detajet që të çojnë tek ky përfundim
2 vite më parë

Robert Berisha bëri me dije pak ditë më parë se është në një lidhje dashurie me bukuroshen Laureta Maqedonci.
Mirëpo thuhet se kjo marrëdhënie e re e Robertit ka “krisur” tashmë raportin e tij me ish-bashkëshorten, Nora Istrefi. Të dy këngëtarëtnuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Nga ana tjetër vajza e tyre Renee ka festuar dje 7 vjetorin dhe Roberti nuk ka qenë i pranishëm. Festa duket se është organizuar në detaje vetëm nga mami Nora.
Roberti ka qenë gjithnjë i pranishëm në ditëlindjen e Renee edhe pas divorcit me këngëtaren, madje çifti kanë qenë bashkë edhe me pushime për hatër të Renee. Por mesa duket këtë herë gjërat kanë ndryshuar.