Kryefjala Logo

Monika thumbon Ilirin dhe Sabianin: “Është fjalë e madhe të thuash vëlla”

14 Maj, 2022 | 7:36 pm

Monika Lubonja duket sikur i ka patur gati “thumbat “për prishjen e miqësisë mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit. Në një postim në Instagram aktorja e njohur ka postuar një video ku shkrimi që ka zgjedhur të ndajë me miqtë e saj virtualë, duket sikur “thumbon” Sabianin dhe miqësinë e tij me Ilirin.

“Ahhh…të pata thënë o shokuuu “ ri rehat ti, se ti dhe unë këtu do jemi bashkë, rrugëve të qytetit tonë…të tjerët tranzit do jenë…vajtje ardhje”, shkruan Monika.
“Më ra goja duke të të thënë se janë fjalë shumë të mëdhaja të thuash vëlla, motër, besnikëri…por ti prap s’më dëgjove e s’më kuptove… “ shprehet në postimin e saj Monika Lubonja.

Në fakt në media është përfolur për një prishje miqësie mes dy artistëve, por këtë do ta shohim më qartë në ditët në vijim…

Të ngjashme