Showbiz
Dua Lipa tregon për “Vogue” shprehjen tipike shqiptare
11 Maj, 2022 | 3:30 pm

Dua Lipa ka dhënë një intervistë për Vogue ku ka treguar shumë detaje nga jeta e saj. Për të gjithë meraklinjtë që duan të dinë për jetën e saj personale, Dua ka thënë se është “single”.
Së dyti ajo nuk është kursyer të tregojë edhe shprehjen më të përdorur shqip në shtëpinë e saj.
“Çka ka me ngrënë”, është shprehur në gjuhën shqipe këngëtarja e “Levitating”. Ajo shtoi gjithashtu se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e zonja.
Nga ana tjetër, Dua ka rrëfyer se këngën e saj të parë e ka shkruar në moshën 4/5 vjeçare. Një dedikim për nënën e saj në gjuhën shqipe.