Showbiz
Eli Fara përlotet për nënën e saj: “Sa herë e kujtoj më kaplon një kujë”
11 Maj, 2022 | 9:21 am
2021 ishte një vit i vështirë për Eli Farën, sepse prej pandemisë se Covid-19 ndërroi jetë mamaja e saj. E ftuar tek “Rudina” ajo u përlot teksa kujtoi ngjashmërinë që kishte me nënën e saj.
“Viti që shkoi për mua do të mbetet viti më i keq i jetës sime. Kam qenë shumë e lidhur me mamanë time. Vuajti shumë sepse vuante nga disa sëmundje dhe unë nuk u lodha kurrë me të, isha pranë saj, e ktheja shumë herë nga spitali në shtëpi”, ka thënë Eli Fara.
“Mamaja për mua është shembulli i gruas, nënës, shoqes, motrës perfekte dhe komplimentin më të bukur dhe më të madh që quaj është kur thonë “sa i ngjan mamasë”, ka vijuar rrëfimin e saj këngëtarja e njohur.
Eli Fara tha se kujtimin e saj e mban gjithnjë me vete. “Nuk e di, për mua ndoshta asnjëherë, sa herë që fle ose më del gjumi dhe kur zgjohem më del mamaja ime dhe në njëfarë mënyre nuk e di, më kaplon një kujë.”