Showbiz
Shqipëria jashtë finales së Eurovisionit, Ronela Hajati skualifikohet nga gara
10 Maj, 2022 | 11:44 pm
Ronela Hajati nuk arrin të kualifikohet në finalen e Eurovizionit. Ajo çeli siparin r mbrëmjes se sotme me këngën “Sekret” por nuk arriti të siguronte biletën për në finale.
Kënga “Sekret” me tekst dhe muzikë të Ronela Hajatit shkaktoi mjaft zhurmë dhe polemika që nga përzgjedhja e saj dhe konsiderohej si një favorite për në finale.
Sëbashku me balerinën Klaudia Pepa dhe kërcimtarët e tjerë, Ronela performoi në perfeksion por asgjë nuk ndryshoi në verdiktin final.
Gjithashtu para disa ditësh pati polemika të shumta pasi faqja zyrtare e Eurovizionit censuroi fotot e Ronelës.