Showbiz
Flet daja i Elsa Lilës: Ajo është e lirë!
10 Maj, 2022 | 8:27 pm
Elsa Lila e cila u arrestua në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e sotme nga burgu.Lajmin e ka bërë me dije daja i saj, avokati Saimir Visha për “Syri Tv”.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim”, tha Visha.
Sipas tij, “Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që kanë vjellë vrer për Elsën”, tha Visha.
Këngëtarja e hitit “Larg urrejtje”, Elsa Lila u shoqërua në polici nga autoritetet italiane në 16 mars, pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.