Showbiz
Ronela ironizon Eurovisionin shkon në konferencë e mbuluar kokë e këmbë
4 Maj, 2022 | 4:01 pm
Ronela Hajati ka realizuar sot një konferencë për shtyp në Torino, ku është stacionuar prej disa ditësh.
Por këtë herë ka vendosur mos të shfaqet ekstravagante por e mbuluar nga një fustan i bardhë. E gjithë kjo duket se ka qenë një kundërpërgjigje ndaj Eurovision që fshiu fotot e saj nga Instagram duke e konsideruar si provokuese.
Ronela tha se, “ përpiqem të jem sa më familjare kështu që i mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse duhet të flasë por po përpiqem të mbuloj çdo gjë”.
Ajo ka vazhduar më tej duke thënë se, “ ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu kështu që mos më filmoni”.
Sa i takon komenteve bullizuese në rrjetet sociale, këngëtarja e këngës “Sekret” është shprehur se,“ të bullizosh njerëzit shkon përtej edukimit. Ka të bëjë me të qenit i ligë dhe njeri i vogël. Unë nuk jam këtu për tu gjykuar por për të kënduar. Nëse të pëlqen kënga dëgjoje, nëse jo fike.
Një tjetër pyetje lidhej edhe me deklaratën e saj se ajo komunikon me të atin e ndjerë. “Babai më tha se do e rregullojë këtë dhe unë e di që do e bëjë. Do bëjë gjëra që atje lart për mua”, është shprehur Ronela.