Kryefjala Logo

Eurovision fshin foton e Shqipërisë, reagojnë fansat

2 vite më parë

Kënga “Sekret” e Ronela Hajatit duket se ka ngjallur reagime në Eurovision. Faqja zyrtare e Eurovizionit në Instagram ka fshirë dhe ripostuar fotot për shtetin tonë por duke hequr një prej tyre që konsiderohej si më provokative.

Ky veprim nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat të cilët kanë reaguar menjëherë me komente nëpër rrjete sociale në mbështetje të Ronelës duke e cilësuar këtë veprim si një akt censurimi.

Thuhet gjithashtu që Shqipërisë i është kërkuar të ndryshojë koreografinë pas provave të djeshme megjithatë akoma nuk kemi një reagim nga ekipi shqiptar apo vetë Ronela në lidhje me këto aludime.

Të ngjashme