Kryefjala Logo

Dj Dagz flet për fejesën me Einxhel: Jemi mirë por…!

1 Maj, 2022 | 10:21 am

Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet më të komentuar dhe më jetëgjatë të Big Brother. Që pas daljes nga shtëpia çifti duket që e ka shijuar lidhjen edhe më shumë, madje është aluduar që së shpejti edhe mund të fejohen.

Por Dj Dagz ka mohuar këto thashetheme duke pohuar se nuk kanë në plan që të ndërmarrin hapa seriozë pavarësisht se janë shumë mirë dhe tepër të lumtur me njëri-tjetrin.

“Jemi shumë mirë. Edhe pse aty brenda je komplet ndryshe me jashtë. Sepse nuk dinim si donim të jetonim, planet. Por jemi përshtatur dhe pjesën më të madhe të kohës po e kalojmë bashkë”, ka thënë Dj Dagz.

” Akoma nuk e kam njohur me familjen. Me motrën po, por jo me prindërit. Për momentin fokusi është te punët.”tha ai

Të ngjashme