Lifestyle
Edhe në fund të botës Rita Ora nuk heq dorë nga këto zakone shqiptare
24 Prill, 2022 | 9:53 am
Jo në Australi por edhe nëse do jetonte në fund të botës Rita Ora nuk do të hiqte kurrë dorë nga gatimet shqiptare. Këngëtarja e njohur me famë botërore ka treguar shpesh që vdes për ushqimet tona tradicionale.
Pitja e famshme e Kosovës dhe taratori kanë zënë vend në tavolinën e saj dhe për hir të së vërtetës janë dy ushqimet që shkojnë më së shumti me njëri-tjetrin.
Madje për të gjithë ata që kanë qenë kuriozë se çfarë është tartori dhe se si gatuahet ai, Rita Ora e ka demonstruar këtë gjë edhe me një video në Tik-Tok.
Momentalisht këngëtarja e njohur është pjesë e programit “The Voice of Australia” si dhe ka nënshkruar një kontratë me “Prada-n” për të qenë imazh i saj.