Showbiz
Monika Kryemadhi kujton puthjen e parë me Ilir Metën dhe pseudonimin me të cilin ai e thërriste!
13 Prill, 2022 | 10:09 pm
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”. Përveç karrierës së saj të gjatë poltike, Monika ka rrëfyer edhe disa të pathëna nga jeta e saj familjare dhe jo vetëm.
Monika ka rrëfyer se me presidentin Ilir Meta janë takuar kur ajo ka qenë 20 vjeç, e për të ka qenë përsoni që ka urryer më shumë, ndonse sot kanë tre fëmijë së bashku. Më tej ka treguar se puthjen e parë e ka dhënë po në këtë moshë me Metën. Por Rita Petro e ka pyetur më tej për ndonjë detaj apo pseudonym që Meta i ka vendosur.
E kryetarja e LSI ka treguar plot sportivitet se në fillimet e tyre i thërrisnin njëri tjetrit “noshe, zemër”, por këto pseudonime janë zbehur me kalimin e viteve. Madje ajo me batutë ka treguar se disa kohë i thoshte “Të keqen motra”, derisa ai i ishte kthyer “Motra e satëme”.
Një moment ky mjaft sportive mes gocave, ku duket se e kanë shijuar tej mase këtë intervistë.