Showbiz
Alban Skënderaj i “fiksuar” pas këtij kolegu
13 Prill, 2022 | 5:12 pm
Alban Skënderaj nuk di të ndalet. Në orën 19:00 ai pritet të lançojë këngën e tij të re që do të jetë në bashkëpunim me reperin e njohur nga Kosova, Lyrical Son.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kantautori i njohur në profilin e tij në Instagram dhe duket se ky postim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tij.
Skënderaj nuk ka zbuluar shumë detaje nga kënga madje as titullin për ta lenë surprizë në orën 19:00. Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i dytë i artistëve. I pari është realizuar para katër vitesh dhe kënga titullohej ‘93.