Kryefjala Logo

Ylli dhe Semi bëhen prapë bashkë

13 Prill, 2022 | 10:31 am

Yll Limani dhe Semi Jaupaj janë bërë një dyshe e pandarë. Pas suksesit të këngës, “Mos u kthe”, tekstin e të cilës e ka shkruar kantautori Yll Limani, duket se këngëtarja ka gati një tjetër hit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ylli në një nga live-et e tij në Instagram, ku Semi ka komentuar Semi, duke i thënë “mshele bre gojën”, ndërsa Ylli ka lënë të kuptohet se kënga e re e Semit është gati.

91044964 FE6D 44F7 88D5 059B605602D8

Tani nuk na mbetet gjë tjetër por të presim projektin e ri të Semit dhe pse jo t’i shohim të dy artistët edhe në një duet së bashku.
Kujtojmë që Yll Limani ka pak ditë që ka publikuar këngën e tij më të re -9.

Të ngjashme