Showbiz
Ermal Meta tashmë edhe shkrimtar…
2 vite më parë

Ermal Meta po bëhet gati të hedh në treg romanin e tij të parë me titull “Domani e per sempre“ (Nesër e përgjithmonë). Ky libër do të jetë në shitje në të gjitha libraritë por dhe online duke filluar nga 19 maji.
”Ky libër më ka bërë të qesh, qaj, të mendoj, të studioj, të imagjinoj, të shikojë për net e net me radhë.Më ka displinuar dhe në një farë mënyre më ka shpëtuar. Ky libër është një pasqyrim i këtyre dy viteve të fundit, ose mbase i këtyre 40 viteve”, shkruan fituesi i Sanremos, Ermal Meta në Instagram.
Librit i janë shitur gjithashtu edhe të drejtat për t’u realizuar film të cilat janë blerë nga producenti Carlo degli Esposti – Palomar për të realizuar një serial televiziv.
Ende pa dalë në qarkullim ky botim i Ermal Metës ka ngjallur shumë interes edhe nga botuesit anglezë dhe gjermanë.