Showbiz
Olta Gixhari: Partneri nuk më thërret kurrë në emër!
2 vite më parë

Olta Gixhari ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel ku foli për jetën personale dhe karrierën.
Olta e cila nuk e bën publik partnerin në rrjetet sociale u shpreh se ai nuk bëhet kurrë xheloz dhe ka një formë të veçantë se si i thërret.
“Nuk ka lidhje fare me përkëdhelitë e zakonshme që dëgjojmë, por bëhet fjalë për diçka shumë të veçantë” ka thënë aktorja dhe preferoi ta mbante personale këtë detaj mes tyre.
“ Gjithsej në jetën tonë mund të më ketë thërritur dy herë Olta dhe kur më thotë Olta ka një gjë që s’shkon,” tha Gixhari