Kryefjala Logo

Ju kujtohet Noçja e Big Brother?! Ajo u bë nënë për herë të dytë

2 Prill, 2022 | 11:24 am

Najada Konomi, ose siç e njohim të gjithë me emrin Noçja e ‘Big Brother 1’ është bërë nënë për herë të dytë.

Pas vajzës Aria, ajo ka sjellë në jetë një djalë, i cili ka lindur përpara disa ditësh dhe që ajo e ka pagëzuar me emrin Brendon.”  22.03.2022 Lindi Brendon.Në fillim kishim njëri-tjetrin….Dhe tashmë ne kemi gjithçka….Kemi lumturinë, paqen, gëzimin e gjithë jetës”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Najada e ka mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë, dhe këtë lajm e mësuam sot përmes disa fotove që ajo ka shpërndarë në ‘Facebook’.

C695CD50 22B4 41E2 887F DE08D1E6F377 FB31E01D FD1A 4613 8DCD A3ACE11993B2

Najada Konomi përveçse nënë e dy fëmijëve duket se vazhdon të merret edhe me pikturën, profesionin për të cilin ka studiuar. Në rrjetet sociale publikon shpesh foto të pikturave të saj.

Të ngjashme