Showbiz
Publikohet video e arrestimit të Elsa Lilës në Itali!
16 Mars, 2022 | 7:59 pm
Ditën e sotme ka qenë kryefjala e ditës arrestimi i këngëtares Elsa Lila në Itali.
Arrestimi i saj ka ndodhur në Romë, pas një operacioni antidrogë të policisë, ku në pranga janë vendosur 13 persona, shqiptarë dhe italianë.
Elsa Lila, akuzohet se ishte njeriu që mbante llogaritë e grupit që trafikonte drogë.
Arrestimi i saj ka ndodhur në Romë, pas një operacioni antidrogë të policisë, ku në pranga janë vendosur 13 persona, shqiptarë dhe italianë.
Një tjetër i arrestuar është edhe boksieri i njohur Petrit Bardhi i njohur me emrin ‘Titty’, i arrestuar edhe më herët.
Gjithashtu i arrestuar është edhe Arben Zogu (Rikardino), i cili ka qenë pjesë e grupit të ‘Diabolik ‘, Fabrizio Piscitelli.
Il Corriere della Città ka publikuar në Youtube momentin e arrestimit të këngëtares.