Showbiz
“E ka bërë për mu!”, Iliri ironizon Beatrix Ramosaj!
16 Mars, 2022 | 10:17 am
Beatrix Ramosaj ka publikuar një foto kolazh me Malumën, ku shfaqeshin rastësisht të veshur njëlloj.
Përbri saj ka shkruajtur: “E ka bërë për mua”, shprehje që Ilir Shaqiri përdori brenda shtëpisë së famshme dhe më pas u bë virale. Por fituesi i “Big Brother VIP” duket se nuk e ka pritur dhe aq mirë gjestin që ka bërë këngëtarja.
Iliri nuk e ka lënë me aq dhe ka komentuar në një postim në të cilin e kanë etiketuar lidhur me këtë koment të Beatrixës.
“Ja ta përkthej pak”, ka shkruar Iliri duke ironizuar haptas këngëtaren.